Ronaldo tregon në mënyrë të veçantë dashurin ndaj Portugalisë

Ronaldo tregon në mënyrë të veçantë dashurin ndaj Portugalisë

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, në moshën 40-vjeçare, ka treguar sërish dashurinë e tij të madhe për shtetin dhe Kombëtaren e Portugalisë – këtë herë në një mënyrë të veçantë.

Para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, që Portugalia do ta zhvillojë të shtunën ndaj Irlandës, kapiteni portugez foli për të ardhmen e tij, duke theksuar se dëshiron të jetë i angazhuar vetëm me kombëtaren.


“Jam pjesë e Portugalisë tash e 22 vjet. Mendoj se kjo flet vetë për pasionin që kam kur e vesh këtë fanellë, kur fitojmë trofe dhe kur përfaqësoj vendin tim”.

“Shpesh them, nëse do të mundja, do të luaja vetëm për përfaqësuesen dhe jo për ndonjë klub. Do të ishte një arritje e veçantë për mua”, ka deklaruar Ronaldo për “Nau.ch”.

Ylli portugez ka grumbulluar 223 paraqitje me kombëtaren dhe ka shënuar 141 gola, duke e bërë lojtarin me më së shumti gola në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Ronaldo shtoi se dëshiron të mbetet pjesë e Portugalisë edhe për disa vite të tjera.

Aktualisht, ai është futbollist i Al Nassr në Arabinë Saudite, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. /Telegrafi/