Cristiano Ronaldo zbuloi se ka përdorur mjetin AI Perplexity për të hulumtuar dhe përgatitur fjalimin e tij para marrjes së Çmimit “Globo Prestigio” në ceremoninë “Portugal Football Globes”.
“Sot u ula në tryezë duke menduar çfarë do të thoja në këtë fjalim. Thashë me vete: ‘Çfarë është Çmimi Prestige Globe? A është një çmim që i jep fund karrierës?’”, tha Ronaldo.
“Ai shtoi: ‘U ndjeva pak nervoz… Pastaj bëra disa kërkime mbi Perplexity… dhe më ndihmoi pak’.”
Perplexity shpërndau një video të fragmentit të fjalimit me mbishkrimin: “Cristiano Ronaldo përdori Perplexity për të përgatitur fjalimin e tij në Çmimin Prestige Globe.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!