Futbollisti Cristiano Ronaldo është bërë i pari në botë që arrin statusin e miliarderit, raportoi Bloomberg, duke u bazuar në analizën e aseteve dhe pasurisë së yllit të Al Nassr.
Pasuria e tij ka kapur shifrën 1,4 miliard dollarë.
Kjo përbën një arritje të pabesueshme për një futbollist, me Ronaldon që vendos një rekord unik jashtë fushës së blertë.
Ndryshe nga çdo futbollist tjetër, Ronaldo ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer imazhin e tij, duke firmosur kontrata milionëshe me sponsorë si Armani, Nike etj.
Në këtë pasuri përcaktuese ka ndikuar edhe kontrata e tij e fundit me klubin Al Nassr, sipas Balkanweb.
Jo vetëm që ka fituar 400 milionë dollarë nga rinovimi i kontratës, por Ronaldo ka marrë edhe një pjesë të aksioneve të klubit saudit.
Kështu, CR7 arrin të tejkalojë çdo kufi deri tani, duke u bërë futbollisti i parë dhe i vetëm miliarder në histori.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!