Ish-futbollisti legjendar, Ronaldinho Gaucho, nuk heziton të përkrahë ekipet ku ka bërë karrierë të bujshme.
Ndonëse ka kohë që është pensionuar, braziliani shpesh bën postime për ish-ekipet e tij, me theks të veçantë për Barcelonën, shkruan IndeksOnline.
Këta të fundit i ka përkrahur edhe sonte, në rrugëtimin e lavdishëm të tyre për në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Força Barça!!!” ka shkruar Ronaldinho para ndeshjes së Barcelonës me Interin.
Përkrahja e tij për Barcelonën kuptohet se është e dyfishtë: së pari, për shkak se ka mbrojtur ngjyrat kuq-e-kaltër, e së dyti, për shkak të karrierës së tij në Milan, që është rivali lokal i Interit.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës zhvillohet sonte, me fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/