Këngëtarja Rona Nishliu është shprehur falënderuese ndaj bashkatdhetarëve të Kosovës në Gjermani që shkuan në koncertin e saj, të cilin e mbajti në Berlin më 3 mars.
Në një postim në Facebook, ajo falënderoi edhe Ambasadën e Kosovës në Gjermani për organizimin e koncertit.
“Dashuri pakufi në Berlin. Falënderim të përzemërt të gjithë juve që erdhët për të na dëgju!”
“Mirënjohje Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani për ftesën dhe mikpritjen e kujdesshme”, ka thënë Nishliu. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>