Vetëm një javë pas ndarjes nga Shaun White, Nina Dobrev ka ndezur thashetheme për një romancë të re me Zac Efron.
Dy aktorët u panë duke flirtuar gjatë një pushimi në Itali, në një jaht luksoz me miq të njohur si Chace Crawford, Miles Teller dhe partneret e tyre.
Dobrev, 36 vjeçe, u shfaq me një kostum banje elegant, ndërsa Efron, 37 vjeç, tregoi muskujt e tij në det dhe gjatë shëtitjeve me skuter uji, shkruan DailyMail.
Prania e tyre e afërt ndezi spekulime për një lidhje të mundshme, veçanërisht mes komenteve entuziaste të fansave në rrjetet sociale.
Nina dhe Zac janë miq prej vitesh dhe janë parë së bashku që në 2010. Ata kanë pasur disa bashkëpunime, përfshirë një video stërvitjeje në YouTube që bëri bujë për kiminë e tyre.
Kjo paraqitje publike vjen pas një ndarjeje të bujshme me snowboardistin Shaun White, me të cilin Nina ishte e fejuar dhe planifikonte të krijonte familje.
Sipas burimeve, ndarja u bë “me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë”, megjithëse më parë ishin të pandarë dhe kishin ndarë plane të përbashkëta për martesë dhe fëmijë.
Shaun i kishte propozuar Ninas në fund të vitit të kaluar me një unazë pesë karatësh në një darkë të organizuar fshehurazi në New York, duke e befasuar atë me një skenar të kuruar në detaje.
Për momentin, Dobrev duket se po shijon jetën dhe shoqërinë e miqve të saj të afërt – dhe ndoshta edhe një fillim të ri romantik. /Telegrafi/



