E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportRoma vazhdon të jetë në top-formë, sonte deklasoi Monzan 4-0

Roma vazhdon të jetë në top-formë, sonte deklasoi Monzan 4-0

Humbjen e fundit në Serie A, e kanë regjistruar më 15 dhjetor 2024, kur Como i mundi 2-0.

Nga ai moment, Roma nuk po di të pësojë, duke regjistruar plot shtatë fitore e katër barazime.

Ekipi nga kryeqyteti i Italisë, e deklasoi sonte Monzan me rezultat 4-0, për t’i grumbulluar 40 pikë kampionale, raporton Klankosova.tv.

Pa kaluar 10 minuta të plota, Alexis Saelemaekers i dha avantazhin romakëve.

Eldor Shomurodov e dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të, për të shkuar skuadra e tij e qetë në pushimin mes dy pjesëve.

Në 3-0 rezultatin e çoi spanjolli, Angelino, i cili në minutën e 73-të e konkretizoi në gol, një asistim fantastik të Bryan Cristante.

Por ky i fundit nuk u mjaftua vetëm me pasimin që i bëri bashkëlojtarit të tij, por shtatë minuta më vonë shënoi edhe vetë, duke e vendosur rezultatin përfundmitar, Roma 4-0 Monza, njofton Klankosova.tv.

Pas këtij triumfi “Giallorossët” pozicionohen në vendin e nëntë në tabelë, por janë afruar te zonat evropiane.

Vetëm dy pikë qëndrojnë prapa pozitës që dërgon në Conference League, pesë është dallimi me atë të Europa League, kurse nëntë pikë janë larg vendit të katërt që siguron Ligën e Kampionëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498