Vetëm 45 minutat e para i rezistuan.
Futbollistët e Romës u “dorëzuan” në fraksionin e dytë, ku Atalanta në top-formë, realizoi dy gola.
Holandezi Marten de Roon i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 69-të, kurse fitoren e vulosi italiani Nicolo Zaniolo, pasi e shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Juan Cuadrados, raporton Klankosova.tv.
Pas këtij triumfi, skuadra e Berat Gjimshitit me 31 pikë të grumbulluara, është afruar pranë Napolit të vendit të parë që ka 32 sosh.
Për ekipin nga Bergamo, kjo është fitorja e tetë radhazi, gjashtë në Serie A e dy në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, Roma e çon në gjashtë numrin e ndeshjeve ku nuk mori pikët maksimale, me katër humbje e dy barazime, njofton Klankosova.tv.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, aktualisht është vetëm dy pikë larg pozitës së 18-të që bie nga elita italiane e futbollit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.