Roma pëson humbjen e parë në Serie A, Torino e shokon në Olimpico

Roma pëson humbjen e parë në Serie A, Torino e shokon në Olimpico

Roma ka pësuar humbjen e parë sezonale në Serie A, teksa është mposhtur nga Torino me rezultat 0-1.

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, Giallorosët janë shokuar në Olimpico, teksa kanë pësuar me rezultat 0-1.


Në pjesën e parë nuk pati gola pasi dy skuadrat luanin me kujdes të madh.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën me rezultatin baras 0-0, ku te Torino u ndëshkuan me karton të verdhë dyshja shqiptare Ardian Ismajli e Kristjan Asllani.

Mysafirët gjetën golin në minutën e 59-të, kur Giovanni Simeone realizoi një gol spektakolar për 0-1.

Deri në fund të ndeshjes, Roma krijoi disa mundësi të mira shënimi me Mancinin, Soule e Baldanzi, por pa sukses. /Telegrafi/