Një ndeshje e ‘çmendur’ u zhvillua në “Olimpico” të kryeqendrës italiane.
Roma ka arritur që ta përmbys Athletic Bilbaon, me golin e uzbekut, Eldor Shomurodov, krejt në sekondat e fundit të takimit.
Ky duel i vlefshëm për 1/8-ën e finales në UEFA Europa League, në 45 minutat e para nuk prodhoi asnjë gol, njofton Klankosova.tv.
Me të filluar e dyta, pa kaluar as pesë minuta të plota, ganezi Inaki Williams, i kaloi mysafirët në avantazh.
Por rezulatin ndaj skuadrës nga Spanja, e barazoi pikërish një spanjoll.
Gjashtë minuta pas disavantazhin, Angelino e riktheu barazpeshën në këtë ballafaqim.
Baskët ngelën me një lojtar më pak kah fundi i ndeshjes, kur Yeray Alvarez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të, raporton Klankosova.tv.
Kjo bëri që romakët ta rrisin presionin në zonën e kundërshtarit, në kërkim të golit të fitores.
Atë e gjetën vetëm pak para se gjyqtari, Sandro Schärer, të jepte sinjalin e përfundimit të kësaj përballjeje.
Se kush do të kualifikohet në çerekfinale, mbetet të kuptohet pas aktit të dytë, i cili zhvillohet të enjten e ardhshme në Spanjë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>