E enjte, 15 Maj, 2025
spot_img
HomeSportRoma në krizë të thellë në Serie A, fokusin 100% te Kupa...

Roma në krizë të thellë në Serie A, fokusin 100% te Kupa e Italisë

Skuadra e Romës po kalon një edicion të rëndë në Serie A.

Tri herë kampionët e Italisë janë plot 21 pikë larg vendit të parë në elitën futbollistike italiane, derisa vetëm dy pikë dallim me pozitën e 18-të, që bie nga liga, njofton Klankosova.tv.

E duke qenë se kreu tashmë duke mision i pamundur, romakët fokusin kryesor e kanë në ‘Coppa d’Italia’, ku sonte e kërkojnë çerekfinalen në ballafaqim me Sampdorian e një rangu më të ulët të garave, Serie B, përballje kjo e cila nis sonte nga ora 21:00.

Kryeqytetasit e kanë fituar nëntë herë këtë kompeticion, por hera e fundit është goxha larg, para 17 vjetëve.

Roma – Sampdoria transmetohet direkt në paltformën kryesore shqiptare, Art Motion, në kanalin Sport 1, raporton Klankosova.tv.

Komentator, Arbon Flugaj!

Roma si fituese e Kupës së Italisë në edicionin 2007/08

Paraprakisht, nga ora 18:30, në të njejtin kanal televiziv, do të zhvillohet një tjetër ballafaqim i vlefshëm për 1/8-ën e finales, ndërmjet liderit të Serie A, Atalantas dhe skuadrës Cesena, e cila garon në Serie B.

Mbrëmë Juventus deklasoi 4-0 Cagliarin, kurse nesër takohen Inter dhe Udinese.

Kupa e Italisë transmetohet ekskluzivisht në platformën Art Motion

Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.

Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.

Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT