Skuadra e Romës ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Dovbyk në fundin e pjesës së parë, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 63 pikëve në pozitën e katërt, pozitë kjo që dërgon në UEFA Champions League.
Kurse Fiorentina mbetet në pozitën e 8-të me 59 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Roma e zhvillon kundër Atalantas./Indeksonline/