E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportRoma e çon Porton në shtëpi kokë ulur, italianët kalojnë vazhdojnë tutje...

Roma e çon Porton në shtëpi kokë ulur, italianët kalojnë vazhdojnë tutje në Europa League

Ndonëse në minutën e 27 e gjetën vetën në diasavantazh, pas golit të Samu, Roma arriti ta përmbys Porton.

Dy gola “ekspres” të argjentinasit Dybala në minutat 35 e 39, e dërguan ekipin nga kryeqyteti italian me epërsi, në pushimin mes dy pjesëve.

Për portugezët, fatale rezultoi minuta e 51, kur Eustaquio u ndëshkua me karton të kuq, njofton Klankosova.tv.

Nga ai moment, vendasit kontrolluan gjithçka, madje duke shënuar golin e tretë me anë të Pisillit, shtatë minuta para se të mbyllej koha e rregullt.

Krejt çka arritën të bëjnë më pas mysafirët, ishte ngushtimi i epërsisë në 3-2, krejt në sekondat e fundit. Madje edhe ky realizim u bë nga mbrojtësi i Romës, Rensch, që shënoi në portën e vetë.

Duke qenë se ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, me rezultatin e sotëm, “Gialloross-ët” e siguruan biletën për 1/8-ën e finales në UEFA Europa League, raporton Klankosova.tv.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Stamboll, Galatasaray nuk mundi t’i bëjë asgjë holandezëve të AZ Alkmaar, të cilët duelin e parë e kishin fituar 4-1.

Përballja e sotme u mbyll 2-2, andaj turqit u eliminuan.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498