E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeRoli i Trump, Mustafa: Kosova t'i ketë institucionet sa më parë, nga...

Roli i Trump, Mustafa: Kosova t’i ketë institucionet sa më parë, nga zgjedhjet e fundit ose të reja – Klan Kosova

Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka komentuar qasjen e presidentit amerikan Donald Trump në rolin që mund të ketë në dialogun Kosovë–Serbi.

Ai mes tjerash, në një përgjigjie për klankosova.tv, theksoi se Kosova duhet të jetë e përgatitur me institucione legjitime dhe lidership të përgjegjshëm.

”Për këtë arsye Kosova duhet sa më parë t’i ketë institucionet mbi bazën e zgjedhjeve të fundit ose të shkojë në zgjedhje të reja”, potencoi ai.

Kjo sipas tij meqë involvimi i presidentit amerikan Trump kërkon një lidership të fuqishëm dhe të përgjegjshëm.

Madje ai thotë se kërkon po ashtu konsesus dhe komunikim të brendshëm mbi një shkak,

”Sepse mund të gjendemi para situatave sfiduese”, potencon ai.

 

Mustafa për deklaratën e Trumpit: Duhet të merret shumë seriozisht, por nuk shoh situatë favorizuese

 

The post Roli i Trump, Mustafa: Kosova t’i ketë institucionet sa më parë, nga zgjedhjet e fundit ose të reja appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT