“Kush po manipulon me ne?”
Kjo është njëra nga pyetjet që tashmë gati qe 3 javë po ia kërkojnë përgjigjen punëtorët e sigurimit në QKUK, të cilët kanë mbetur pa punë.
Meqë kjo situatë ende nuk ka marrë një epilog, këtë të premte ata u mblodhën para drejtorisë së QKUK-ShSKUK-së, jo për të protestuar, por duke hyrë në grevë 5 orëshe dhe në baza ditore.
Kryesindikalisti, Jusuf Azemi hodhi akuza se i gjithë ky ngërç sa i përket tenderit për sigurimin fizik të objekteve të qendrës spitalore po bëhet për interesa të dikujt.
Ai në këtë paraqitje me tone të ashpra situatën e tanishme po e krahason me atë të një periudhe të errët të popullit shqiptar në Kosovë.
E, i rreptë u tregua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti njëri nga punëtorët më të vjetër të sigurimit.
Ajo çfarë dihet deri më tani edhe zyrtarisht është se procedurat për tenderin e sigurimit fizik të QKUK-së do të udhëhiqen nga divizioni i prokurimit në ShSKUK.
Kjo e fundit nuk është përgjigjur gjatë të premtes për televizionin në lidhje me këtë proces.
The post Rojet e QKUK-së në grevë 5-orëshe derisa të kryhet tenderi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.