Rohde thotë se ndërtimi i urave në Mitrovicë para zgjedhjeve është hap eskalues

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Rohde: T’i presim hetimet, përmbahuni nga akuzat

Ndërtimi i dy urave të reja mbi Lumin Ibër, sipas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e kanë farën e eskalimit.

Rohde në një intervistë në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se ndërtimi i urave përpara zgjedhjeve lokale është hap eskalues që s’do çonte në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovë.

“Ndërtimi i urave nuk është një mjedis lehtësues. E ka farën e eskalimit. Situatat janë gjithmonë ndryshe, por e keni një kryetar në veri që nuk e përfaqëson popullin. Nuk mund të thoni se një kryetar komune me 2 për qind e përfaqëson popullatën”.

“Prapë, ndërtimi i urave në këtë kohë, përpara zgjedhjeve është një hap eskalues i cili nuk sjell një mjedis ku mund t’i heqim masat”, tha Rohde, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se Gjermania është në favor të heqjes së masave ndaj Kosovës, e që për një gjë të tillë tha se ishin gati ta bënin vitin e kaluar, por ndodhën disa veprime të pakoordinuara të qeverisë.

“Ne si Gjermani jemi në favor të heqjes së masave. E dini që në BE ka disa skeptikë dhe ishim t’i largonim masat vitin e kaluar por ndodhën disa veprime të pakoordinuara dhe disa vende thanë se ndoshta nuk është rruga e duhur”.

“Kemi nisur me heqje të pjesshme por duhet një mjedis ku të gjithë thonë se ‘mirë, tash duhet ta bëjmë’”, tha ai./Klankosova.tv.

The post Rohde thotë se ndërtimi i urave në Mitrovicë para zgjedhjeve është hap eskalues appeared first on Klan Kosova.