Rohde përfundon mandatin si ambasador i Gjermanisë, ia gjuan topin Rudolphit (VIDEO)

Rohde përfundon mandatin si ambasador i Gjermanisë, ia gjuan topin Rudolphit (VIDEO)

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përfunduar mandatin e tij pesëvjeçar, duke dërguar një mesazh lamtumire përmes një videoje.

Faleminderit shumë për pesë vitet, ka thënë fillimisht Rohde, duke shtuar se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka parë shumë zhvillime, raporton Klankosova.tv.

“Liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka gjithashtu gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike. Siç e dini, 600 mijë kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet. Jam i sigurt se lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia”, është shprehur ambasadori.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta mirëpresin pasardhësin e tij, Rainer Rudolph, i cili pritet të marrë detyrën së shpejti.

“Do të doja t’ju lutesha që t’ia zgjasni mirësinë dhe miqësinë tuaj edhe pasardhësit tim. Si dhe, për të qëndruar në gjuhën e futbollit, unë së shpejti do t’ia kaloj topin atij”, tha Rohde.

Thank you for five wonderful years and don’t forget to keep the ball rolling.

[image or embed]

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) September 26, 2025 at 9:42 AM

https://embed.bsky.app/static/embed.js

The post Rohde përfundon mandatin si ambasador i Gjermanisë, ia gjuan topin Rudolphit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.