Rohde: Ngërçi institucional po e lë Kosovën pa mbështetje financiare

news image

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili përfundoi mandatin gjatë këtij muaji, ka theksuar se Kosova duhet të konstituojë sa më parë Kuvendin dhe të formojë Qeverinë e re, pasi qytetarët kanë pritur tashmë tetë muaj për përfaqësim.

“Qytetarët e Kosovës kanë pritur për më shumë se gjysmë viti që dikush t’i përfaqësojë ata, ndërkohë që vendi po humb ngadalë e gjithnjë e më shumë mbështetje financiare dhe politike, sa më gjatë që të mungojë përfaqësimi demokratik i tyre”, ka deklaruar Rohde.

Ai ka shprehur gatishmërinë që Gjermania dhe Bashkimi Evropian ta ndihmojnë Kosovën për të dalë nga kjo situatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/