Rohde: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, por disa vende të BE-së ende hezitojnë

news image

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se ato janë vendosur për shkak të veprimeve shqetësuese, por kanë goditur adresën e gabuar.

“Thuhet se veprimet shqetësuese vendosin sanksione në Kosovë, për shkak të obligimeve. Sepse nëse jo, ndodhin shtrëngime në raporte, dhe kjo do të thotë se gjendja nuk është në rregull. Por kjo s’do të thotë se Gjermania nuk është partner i ngushtë me Kosovën, sepse jemi dhe do të jemi.”

I pyetur nëse Kosova po trajtohet “fer” nga BE lidhur me masat, Rohde tha:

“Masat, dua të them se Gjermania, pozita jonë është dhe mbetet që masat duhet të hiqen, sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar.”

Megjithatë, sipas tij, masat ende nuk janë hequr sepse disa shtete anëtare të BE-së mbesin skeptike:

“Sepse janë disa vende në BE që janë skeptike, ato janë dashur të hiqen vitin e kaluar, dhe përsëri ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha Rohde në Rubikon.

Ambasadori theksoi gjithashtu rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ndjekjes penale të personave përgjegjës për sulmin në Banjskë:

“E dini, mund ta lexoni në çdo deklaratë, se bëjmë apel për ndjekje penale të Milan Radoiçiqit, por kjo nuk ka ndodhur, dhe ndoshta kjo është ndër arsyet pse nuk përparojnë bisedimet BE-Serbi. Ne duam që sundimi i ligjit të zbatohet.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/