Rohde i shpreh Osmanit mirënjohje për bashkëpunimin, i dhuron edhe reçel

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, u prit të martën në një takim lamtumirës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë takim, ambasada gjermane ka lëshuar një deklaratë gjatë ditës së sotme.

“Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij. Si një gjest personal, ai i dhuroi presidentes Osmani reçel të përgatitur në shtëpi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/