Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, javën e ardhshme e mbyll zyrtarisht mandatin e tij diplomatik në Prishtinë.
Në pritjen e organizuar me rastin e lamtumirës së tij, ku ndër të pranishmit ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani, tha se përvoja e tij këtu ka qenë e paharrueshme dhe se lidhjet e krijuara do t’i ruajë gjithmonë.
Ndërkohë Osmani, nënvizoi raportet e afërta që Kosova dhe Gjermania kanë ndërtuar gjatë viteve të fundit.
Rohde sipas postimit të Ambasadës gjermane në Kosovë, tha se përvoja e tij këtu ka qenë e paharrueshme dhe se lidhjet e krijuara do t’i ruajë gjithmonë, raporton Klankosova.tv.
Duke reflektuar mbi pesë vitet e kaluar në vend, ambasadori foli për mikpritjen që ka përjetuar, për bukuritë e natyrës që ka eksploruar në ecjet malore dhe për emocionet në fushën e futbollit, ku veçoi fitoren e fundit të Kosovës kundër Suedisë.
Ai përmendi me krenari edhe lojtarët e lindur në Gjermani që zgjodhën të përfaqësojnë rrënjët e tyre kosovare.
Në fjalën e tij, Rohde vlerësoi liberalizimin e vizave në vitin 2024, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Ai po ashtu theksoi rolin e fuqishëm të diasporës kosovare, që nga sipërmarrësit, politikanët deri te artistët, në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
The post Rohde i jep lamtumirën Kosovës: Do ta mbaj gjithmonë pranë zemrës appeared first on Klan Kosova.