Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar çështjen e mosheqjes së masava të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ai në në intervistë për RTK-në tha se shumica e anëtarëve të BE-së janë për heqje të menjëhershmë të tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Vitin e kaluar ishin në pozitë për t’i hequr ato dhe pati disa veprime të pakoordinuara në veri dhe disa vende thanë “të presim edhe pak”. Do të mund të ishin hequr më parë. Kemi parë vendimin, hapat e parë të heqjes graduale, në katër vitet e fundit. Kur jam takuar me palë janë ankuar që përfaqësuesit e lartë vijnë nga vendet mosnjohëse, tani kemi një ekip ëndrrash, mund ta shfrytëzoni mundësinë”.
“Kosova duhet të ndërmarrë hapat e vetë dhe të mos vazhdojë me hapa të pakoordinuar që pastaj e bëjnë të vështirë që Brukseli t’i bind disa vende skeptike për heqjen totale të masave”, tha ai.
The post Rohde flet për masat, thotë se veprime të pakoordinuara në veri vonuan heqjen e tyre appeared first on Klan Kosova.