E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
HomeSportRodygo mund të largohet nga Reali – Indeksonline.net

Rodygo mund të largohet nga Reali – Indeksonline.net

Real Madridi po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës që vjen, duke nisur nga trajneri e më poshtë.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe humbja në finale të Copa del Rey nga Barcelona ishin goditje të rënda për “Los Blancos”, të cilët po ashtu mund të mbesin edhe pa titull të kampionit në La Liga, ku kanë mbetur prapa Barcelonës.

E njëri prej atyre që mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll është edhe ylli brazilian, Rodrygo.

Sipas emisionit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, me një ofertë të kënaqshme, kampioni aktual spanjoll, evropian dhe botëror mund të heq dorë nga braziliani.

Rodrygo dëshiron ta ndërrojë mjedisin gjatë verës që po vjen dhe këtë sezon ka bërë paraqitje jo fort të kënaqshme në “Santiago Bernabeu”.

Braziliani, ka bërë 50 paraqitje për Realin dhe i cili ka shënuar 13 gola dhe 10 asistime.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT