E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizRobin van Persie merr timonin e Feyenoord

Robin van Persie merr timonin e Feyenoord

Feyenoord ka emëruar trajnerin e ri dhe nuk është askush tjetër veçse një nga figurat e tyre legjendare, Robin van Persie, njofton Klankosova.tv

Ish-sulmuesi, i cili e filloi dhe e përfundoi karrierën e tij të shkëlqyer si lojtar në Roterdam, është rikthyer në klub, këtë herë si menaxher.

Van Persie merr drejtimin e Feyenoord që aktualisht konkurron në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ku ata do të përballen me Interin e Milanos. 

Kurse, në ligën holandeze, Feyenoord renditet i treti, pas liderit Ajax me 11 pikë dhe PSV të vendit të dytë me 9 pikë.

Ky nuk është roli i parë si trajner i van Persie. Ai fillimisht iu bashkua klubit si asistent i Dick Advocaat në vitin 2020, më vonë si menaxher në ekipin U-18. Kurse, në vitin 2024, ai mori rolin e tij të parë si trajner në Heerenveen, shkruan Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498