Robbie Williams ka zbuluar se është diagnostikuar me sindromën ‘Tourette’, përveç ADHD-së dhe PTSD-së nga të cilat vuan prej vitesh.
Ai ka pranuar se shëndeti mendor dhe varësitë nga droga e alkooli kanë ndikuar thellë në jetën dhe karrierën e tij.
Edhe pse testi për autizëm doli negativ, këngëtari thotë se ka tipare të ngjashme, duke përfshirë ankthin që e përjeton jashtë zonës së tij të sigurisë – shtratit.
– YouTube www.youtube.com
Në një intervistë të sinqertë, Williams rrëfeu se turnetë e frikësojnë, pavarësisht dekadave të performancave para stadiumeve të mbushura, dhe se diagnoza e Tourette-it, ashtu si tek Lewis Capaldi, ka ndikuar shumë në performancat e tij.
Ai kujtoi se është diagnostikuar tri herë me ADHD, por shpesh e “harronte” diagnozën, duke abuzuar edhe me medikamentet.
– YouTube www.youtube.com
Sot është më i vetëdijshëm për gjendjen e tij mendore dhe mundohet të gjejë mënyra për ta përballuar, duke pranuar se ndonëse është në një trajektore përmirësimi, ende ndjen pasiguri.
Sindroma Tourette përkufizohet si një çrregullim neurologjik i trashëguar, që shfaqet me tike motorike dhe vokale, shpesh i shoqëruar me gjendje si ADHD, OCD dhe ankth. /Telegrafi/