Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga terrorizmi

Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga terrorizmi

Robbie Williams është detyruar të anulojë koncertin e tij të planifikuar në Stamboll, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe frikës nga sulmet terroriste.

Këngëtari britanik, 51 vjeç, njoftoi përmes një postimi në Instagram se vendimi për të anuluar performancën e fundit të turneut Britpop ishte përtej kontrollit të tyre.


“Autoritetet e qytetit e kanë anuluar shfaqjen në interes të sigurisë publike”, shkroi ai, duke shtuar: “gjëja e fundit që do të doja është të rrezikoja jetën e fansave të mi, siguria e tyre është prioriteti im”, shkruan DailyMail.

Koncerti duhej të mbahej më 7 tetor në Atakoy Marina, në të njëjtën datë me përvjetorin e dytë të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

Mediet turke raportojnë se anulimi lidhet me rreziqet e mundshme të sigurisë dhe tensionet politike.

Williams shprehu keqardhje për fansat turq, duke theksuar se kishte dashur ta mbyllte turneun pikërisht në Stamboll, një qytet me të cilin ka lidhje familjare përmes bashkëshortes së tij, Ayda Field, e cila është me prejardhje turke.

Këngëtari, i njohur për hitin “Angels”, pritet të publikojë albumin e tij të ri Britpop më 6 shkurt 2026, pasi data e mëparshme u shty për të shmangur përplasjen me publikimin e ri të Taylor Swift. /Telegrafi/