E martë, 29 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRLIOF: “New Generation”, mbrëmja që i kushtohet zërave të së ardhmes!

RLIOF: “New Generation”, mbrëmja që i kushtohet zërave të së ardhmes!

Në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar te Operës Rame Lahaj (RLIOF), sot në mbrëmje do të mbahet koncerti “New Generation” në orën 19:30 në hapësirat e Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Kjo natë do t’i kushtohet talenteve të reja operistike, të cilët do të interpretojnë për publikun frytet e masterklasës së këndimit të udhëhequr nga tenori me famë botërore, Ramón Vargas.

Nën moton “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!”, publiku do të ketë mundësi të shijojë një repertor të pasur me arie të interpretuara nga yjet e së ardhmes, të shoqëruar në piano nga Jess Rucinski.

Mbrëmja “New Generation” është një fjalë e dhënë karshi së ardhmes, një hapësirë ku ëndrrat marrin formë teksa zërat e rinj vazhdojnë aftësimin e tyre artistik duke dëshmuar misionin e Fondacionit Rame Lahaj për të mbështetur dhe promovuar artistët e rinj në skenën ndërkombëtare.

Pas këtij koncerti, Festivali Ndërkombëtar Operistik Rame Lahaj, pason me këto aktivitete:

30 korrik | 20:30 Ensemble Evening (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë), me prezencën e mezzosopranos gjeorgjiane me famë botërore Anita Rachvelishvili, shoqëruar nga maestro Nikoloz Rachveli.

Festivali Ndërkombëtar Operistik Rame Lahaj përmbyll edicionin e tij të pestë me Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, në sheshin Skenderbeu, me 2 gusht nga ora 20:30, ku do të ngjiten në skenë yje ndërkombëtare të operës si sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi Italian Dario Russo dhe tenori Rame Lahaj, nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, udhëhequr nga maestro Roberto Rizzi Brignoli.

The post RLIOF: “New Generation”, mbrëmja që i kushtohet zërave të së ardhmes! appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT