E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizRizotimi i Qeverisë për FSK-në, Haradinaj: Përdhosje e ushtrisë së Kosovës

Rizotimi i Qeverisë për FSK-në, Haradinaj: Përdhosje e ushtrisë së Kosovës

Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të letrës së zotimit, që u dërgua nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në adresë të komandantit të KFOR-it Enrico Barduani.

Në këtë zotim thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk do të dërgohet në veri pa marrë leje nga misioni i Aleancës Veriatlantike.

Haradinaj tha se rizotim është përdhosje e Ushtrisë së Kosovës.

“Ministri Maqedonci NUK është dashtë t’a pranojë presionin eventual për rizotim as nga KFOR as nga Kryeministri. Automatikisht lindë pyetja: a është konsultuar Presidentja për përmbajtjen e këtij rizotimi – si Komandante Supreme e FSK?!”, tha ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498