Rita Ora shfaqet plot stil në të zeza për një darkë në Berverly Hills

Rita Ora shfaqet plot stil në të zeza për një darkë në Berverly Hills

Rita Ora duket plot stil gjatë një darke me miqtë në Beverly Hills, teksa veshi një xhaketë bomber të zezë dhe pantallona me këmbë të gjera.

Këngëtarja 34-vjeçare kompletoi pamjen me këpucë me taka, një kapelë bejsbolli Ralph Lauren dhe një çantë dore të zezë, duke ruajtur një stil të thjeshtë, por të rafinuar.


Dalja e saj vjen pas një serie paraqitjesh në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq në sfilatat e markave si Chloe, Tom Ford dhe Prada, dhe publikoi fotografi prapa skenave me miqtë e saj.

Ndërkohë, Rita ka përfunduar një betejë ligjore me fqinjët e saj për ndërtimin e një palestre moderne në kopshtin e rezidencës së saj prej 7.5 milionë funtësh (rreth 8.63 milionë euro).

Fqinjët kishin shprehur shqetësime për ndriçimin, zhurmën dhe privatësinë, duke pretenduar se palestra mund të ndikonte negativisht në jetën e tyre paqësore.

Ylli duket të ketë gjetur ekuilibrin mes jetës profesionale dhe sfidave personale, duke shfaqur një pamje të rafinuar dhe të sigurtë gjatë daljes së fundit në Beverly Hills. /Telegrafi/