Rita Ora u shfaq në disa poza kontroverse si Virgjëresha Mari gjatë një fotosesioni të veçantë në Los Angeles të martën.
Këngëtarja, 34 vjeçare, dukej si engjëllore me një fustan të bardhë dhe një pelerinë që i mbulonte kokën.
Ajo mbante në duar rruaza të bardha dhe pozoi në disa forma, mes tyre edhe me duart bashkuar sikur ishte në lutje.
Foto: Backgrid
E rrethuar nga një grup njerëzish, duke rikrijuar një skenë të krishterë, pamja e guximshme e yllit të popit u realizua nga fotografi legjendar David LaChapelle, i cili më herët ka fotografuar yje si Britney Spears, David Bowie, Michael Jackson dhe Tupac.
Nga ana tjetër, Rita ka acaruar fqinjët e saj për shkak të planeve për të ndërtuar një palestër në kopshtin e shtëpisë së saj 7.5 milionë funtesh në Londër.
Foto: Instagram
Këngëtarja e hitit “Poison”, e cila e bleu pronën e mbrojtur (Grade II listed) në Primrose Hill, në veri të Londrës, katër vite më parë, shpreson të heqë disa pjesë të jashtme që kanë qenë aty për gati 150 vjet.
Por fqinjët kanë ngritur kundërshtime të ashpra, duke e cilësuar projektin si një shëmtim vizual dhe duke e akuzuar Ritën për hipokrizi pasi, sipas tyre, kërcënon një habitat natyror të ndjeshëm.
Foto: Backgrid
Nuk është hera e parë që Rita përplaset me fqinjët për shkak të zhurmës – këngëtarja e “Hot Right Now” ka pasur përplasje të ngjashme edhe në dy rezidenca të tjera të saj në Londër. /Telegrafi/
Foto: Instagram
Foto: Instagram