Rita Ora shfaqet me stil minimalist dhe elegant në shfaqjen e “Chloé” në Javën e Modës në Paris

Rita Ora shfaqet me stil minimalist dhe elegant në shfaqjen e “Chloé” në Javën e Modës në Paris

Yjet e njohur të botës së modës dhe kinemasë u mblodhën të dielën mbrëma në sfilatën madhështore të markës “Chloé”, që u mbajt në kuadër të Javës së Modës në Paris.

Në mesin e shumë emrave të famshëm që morën pjesë ishte edhe këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora, e cila zgjodhi një paraqitje tejet elegante, por të përmbajtur, shkruan DailyMail.


Ajo u shfaq e veshur e gjitha në të zeza – një stil minimalist që i theksonte hijeshinë natyrale dhe ndjeshmërinë artistike që e karakterizon.

Flokët bionde, të lëshuara në stilin bob të lëmuar dhe modern, i jepnin një pamje klasike e njëkohësisht bashkëkohore, duke e bërë të spikaste mes të ftuarve pa pasur nevojë për ngjyra apo aksesorë të zhurmshëm.

Në të njëjtin event morën pjesë edhe emra të njohur si Olivia Wilde dhe Aimee Lou Wood, të cilat sollën secila stilin e tyre unik – Olivia me një veshje dantelle të bardhë që zbulonte barkun, ndërsa Aimee me një pallto vinili të zi dhe rrip të artë “Chloé”.

Javës së Modës në Paris pritet t’i vijë fundi të martën, ndërsa deri më tani ka mbledhur disa nga figurat më me ndikim të artit, muzikës dhe kinemasë botërore.

Rita Ora, e njohur për eksperimentimin e saj me modën, dëshmoi edhe njëherë se e di si të lërë përshtypje pa e tepruar – një kombinim perfekt i elegancës dhe thjeshtësisë që përkon plotësisht me frymën e “Chloé”. /Telegrafi/