Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka njoftuar publikimin e projektit të saj më të ri muzikor.
34-vjeçarja do të publikojë këngën e titulluar “All Natural” të mërkurën, më 24 shtator, lajm që e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ndau disa video të shkurtra nga klipi i saj.
Nga pamjet, projekti duket se do të sjellë një performancë sensuale e të zjarrtë nga artistja, e cila mbetet prej vitesh një nga emrat më të komentuar në industrinë ndërkombëtare të muzikës.
Në mbishkrim, Rita ka shkruar: “Kofshët lëvizin anash e mbanë, anash e mbanë ‘All Natural’, del të mërkurën më 24 shtator. Pararuajeni tek linku në bio”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!