Rita Ora me dukje glamuroze në “Emmy Awards 2025”, shkëlqen krah partnerit të saj Taika Waititi

Rita Ora me dukje glamuroze në "Emmy Awards 2025", shkëlqen krah partnerit të saj Taika Waititi

Rita Ora u shfaq krejt ndryshe në tapetin e kuq të edicionit të 77-të “Emmy Awards 2025”, duke befasuar publikun me një ndryshim drastik në stil.

Këngëtarja shqiptare kishte zëvendësuar ngjyrën e zakonshme brune me reflektime bionde, me një bionde të plotë të ndritshme dhe balluke të shkurtra e të shkujdesura në pjesën e përparme.


Balluket i binin pak mbi sy, të kthyera lehtë anash për t’i dhënë fytyrës një kornizë të butë e sensuale, ndërsa pjesa tjetër e flokëve ishte kapur në një topuz elegant.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ky transformim total në bjonde – ndryshe nga reflektimet e zakonshme në flokët e saj brun – i dha një shkëlqim të veçantë dhe një energji freskuese e joshëse pamjes së saj.

Rita nuk është e huaj për eksperimentet me pamjen. Në Fashion Awards 2024 në Londër, ajo mahniti me një prerje pixie-mullet, ndërsa në prill zgjodhi flokë të zinj korb me balluke ultra të shkurtra.

Foto: Rita Ora/Instagram

Edhe këtë herë, ylli i popit dëshmoi pse konsiderohet një nga transformueset më të mëdha të stilit në showbiz.

Pamja e saj bionde u kombinua në mënyrë të përsosur me një fustan luksoz Miu Miu ngjyrë të verdhë të hapur, të dekoruar me një çarje të thellë dhe detaje të bardha në skaje.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo e shoqëroi me një çantë të artë Miu Wander dhe sandale me rripa argjendi, duke përfunduar një pamje që rrezatonte feminitet dhe klas.

Shkëlqimi i lëkurës së saj të hidratuar nën dritën e kamerave i dha një efekt rrezatues, duke e bërë të ndriçonte po aq sa statujat e arta të çmimeve “Emmy”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, Taika Waititi, i nominuar këtë vit për punën e tij në sezonin e fundit të “Reservation Dogs”, u paraqit i hijshëm me një smoking të bardhë elegant me detaje sateni dhe kravatë flutur, të kombinuar me këpucë klasike të zeza dhe syze me xhama të errët.

Në tapetin e kuq, Rita dhe Taika u shoqëruan edhe nga aktorja Cate Blanchett, e cila kishte luajtur në filmin “Thor: Ragnarok” të Taikas në vitin 2017.

Foto: Rita Ora/Instagram

Blanchett u shfaq me një fustan prej kadifeje që shpaloste një elegancë të përjetshme të stilit “Hollywood i vjetër”, por me një kthesë moderne dhe të guximshme.

Trioja tërhoqi gjithë vëmendjen e mbrëmjes, secili me stilin e vet unik – Rita me transformimin e saj mahnitës, Cate me glamurin klasik dhe Taika me sharmin e tij karakteristik. Një paraqitje që vështirë të harrohet nga publiku dhe mediat. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram