Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRishikohen kushtet e paraburgimit të Thaçit, lihen në fuqi kufizimet për vizita...

Rishikohen kushtet e paraburgimit të Thaçit, lihen në fuqi kufizimet për vizita jo të privilegjuara

Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes “Thaçi dhe të tjerët” për akuza që lidhen me vepra kundër administrimit të drejtësisë, ka lëshuar një vendim mbi rishikimin e kushteve të paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas vendimit të mëhershëm me të cilin u vendosën ato kufizime.

Në vendimin e tij, gjykatësi Gosnell la në fuqi kufizimet ekzistuese për vizitat jo të privilegjuara tek Thaçi nga disa individë të caktuar, me konstatimin se ato ishin ende të domosdoshme dhe proporcionale, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën kohë, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Gjykatësi i Vetëm hoqi ndalimin për vizitat jo të privilegjuara nga një person për të cilin më parë ishin vendosur kufizime, me kusht që vizitat të monitorohen.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT