E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportRio Ave e transferon 16-vjeçarin nga Mitrovica, thotë Fabrizio Romano

Rio Ave e transferon 16-vjeçarin nga Mitrovica, thotë Fabrizio Romano

Mesfushori 16-vjeçar me prejardhje nga Mitrovica, Dijar Ferati, së shpejti pritet t’i bashkohet ekipit portugez, Rio Ave.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Fabrizio Romano, i cili tha se Ferati, pavarësisht interesimit nga klubet italiane dhe gjermane, do t’i ndjek planet e “Marinakis Group” që ka aksione në disa klube, përfshirë Nottingham Forest, Olympiacosit në Greqi dhe Rio Aves në Portugali, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani, Ferati ka luajtur për klubin suedez Utskiktens, ku u transferua nga IFK Gothenburgu.

Ai po ashtu ishte ftuar në ndeshjet e nëntorit që të luaj për Shqipërinë U17, teksa në “Transfermarket” vlera e tij është 100 mijë euro.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT