E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizRinumërimi i votave në Vushtrri nis sot nga ora 10:00 në dhjetë...

Rinumërimi i votave në Vushtrri nis sot nga ora 10:00 në dhjetë tavolina

Në Komunën e Vushtrrisë do të rinumërohen votat e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili tha se kjo do të bëhet për shkak të një ankese që e ka bërë një kandidate për deputete.

Burime për Klan Kosovën bëjnë të ditur se numërimi i votave do të fillojë sot në ora 10:00, në gjithsejtë 10 tavolina.

Pos zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që do të bëjnë rinumërimin e votave, të pranishëm do të jenë edhe hetuesit e prokurorisë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT