Dje ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët nga komuna e Ferizajit, në të cilin qytet, kushtet për numërim kanë qenë të mira dhe procesi ka shkuar pa probleme.
Nga Ferizaj, siç raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova pritet të ketë deputetë rinorë.
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arbnora Salihu, një përfaqësuese e rinisë, është pritur me shumë mbështetje nga qytetarët e Ferizajit.
Po ashtu, edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Paris Guri, një përfaqësues i rinisë, pritet të përfaqësojë rininë në Kuvendin e Kosovës.
Ndiqni detajet, në videon më poshtë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>