Një vatër masive zjarri është riaktivizuar mesditën e sotme në pyllin e Darëzezës, në fshatin Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, vetëm një ditë pasi ishte raportuar se ishte shuar plotësisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, flakët kanë përfshirë rreth 10 hektarë me pyje dhe bimësi të dendur. Në vendngjarje janë angazhuar 7 automjete zjarrfikëse me 40 efektivë, një buldozer dhe një fadromë. Ndërhyrja mbetet tepër e vështirë për shkak të erës së fortë, terrenit ranor dhe përmasave të mëdha të zjarrit.
Për të përforcuar operacionin nga ajri, është aktivizuar një helikopter Cougar, në bashkëpunim me Qendrën e Bashkuar Operacionale.
Në aksion janë përfshirë zjarrfikës nga Fieri, Patosi dhe Roskoveci, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës. Bashkia Fier ka vënë në dispozicion edhe një traktor me zinxhir për krijimin e korridoreve mbrojtëse brenda masivit pyjor.
Ndërkohë, një vatër tjetër aktive është regjistruar në zonën e “Takodromit” në kodrat e Zhupanit, ku flakët kanë përfshirë ullishta. Edhe pse nuk paraqesin rrezik të menjëhershëm për banesat, ndërhyrja është e kufizuar për shkak të terrenit të thyer. Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në gatishmëri për çdo përshkallëzim të situatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);