Rikthehen në detyrë policët që u suspenduan pasi bënë shaka me Dimal Bashën

njesia speciale policia e kosoves

Avokatja e rreshterit Sami Hoti, Arbenita Zija-Aliu ka bërë të ditur se Hoti bashkë me policët e tjerë para pak minutash u kthyen në detyrat policore.

Zija-Aliu bëri të ditur se Policia e Kosovës ka vlerësuar se në rastin e rreshterit Hoti dhe tre policëve të tjerë nuk ka pasur shkelje disiplinore dhe ka vendosur që ta kthejë atë në detyrën ku ka qenë.

“Ky vendim dëshmon një qasje të matur dhe të drejtë, duke e trajtuar këtë rast me vlerësim profesional dhe kredibilitet institucional”.

“Sami Hoti e ka dëshmuar dinjitetin e tij jo vetëm gjatë luftës, por edhe më pas, nën uniformën policore në aksione të shumta ku ka shërbyer me përkushtim për vendin”, shkroi avokatja, transmeton klankosova.tv.

Tutje, ajo u shpreh se vendimi për rikthimin e Hotit në detyrë është një dëshmi “se drejtësia dhe përgjegjësia institucionale janë vlera që Policia e Kosovës di t’i ruajë dhe respektojë”.

Rreshteri Sami Hoti bashkë me tre zyrtarë të tjerë u suspenduan ditë më parë për një shaka në një grup të mbyllur në lidhje me kryetarin e kuvendit, Dimal Basha.

The post Rikthehen në detyrë policët që u suspenduan pasi bënë shaka me Dimal Bashën appeared first on Klan Kosova.