Një lajm i mirë për Manchester Unitedin para ndeshjes së nesërme në Ligën e Evropës.
Anësori nga Bregu i Fildishtë, Amad Diallo është rikthyer në stërvitje pas një lëndimi që kishte pësuar në shkurt të këtij viti.
Amad Diallo and Mathijs De Ligt are back in full team training for Man United😍💪
The duo are a huge boost to Ruben Amorim’s side ahead of their Europa League semi-final🏆🔥 pic.twitter.com/RIv2Ovxfho
— Hayters TV (@HaytersTV) April 30, 2025
Përveç tij edhe Matthijs De Ligt ka bërë rikthimin e tij nga lëndimi, ku të dy kanë mundësi që të startojnë nesër në gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Athletic Bilbaos.
Diallo këtë sezon ka qenë një nga yjet e Manchester Unitedit, në një sezon tejet të dobët për ta dhe ka arritur të bëjë 36 paraqitje duke shënuar 9 gola dhe 8 asistime, ndërsa De Ligt ka bërë 40 paraqitje duke shënuar 2 gola./IndeksOnline/