Asambleistja e njohur për angazhimin dhe zërin e saj aktiv në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Gresa Avdiu, ka zyrtarizuar rikandidimin për një mandat të dytë.
E vlerësuar gjerësisht si njëra ndër asambleistet më aktive jo vetëm në Gjilan, por edhe në nivel vendi, Avdiu ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj qytetarëve që përfaqëson.
Ajo është magjistre e farmacisë dhe njëkohësisht magjistre në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, duke e bërë profilin e saj profesional dhe politik një kombinim të rrallë në skenën komunale.
Në mandatin e parë, Gresa Avdiu ishte anëtarja më e re e Kuvendit, por edhe një ndër më të zëshmet, duke ngritur çështje të rëndësishme për interesin publik.
Ajo nuk ka hezituar të kërkojë llogari dhe të propozojë zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve.
Fokusi i saj kryesor ka qenë të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, duke i bërë këta zëra shpesh të lënë pas dore pjesë të qasjes së saj politike.
Në rolin e saj opozitar, Avdiu u shndërrua në një adresë të besueshme për çdo qytetar që kishte nevoja, kërkesa apo shqetësime, duke i përfaqësuar ato me përgjegjësi e guxim.
Me rikandidimin e saj, Gresa Avdiu synon të vazhdojë punën e nisur, duke garantuar që Kuvendi Komunal të jetë më afër qytetarëve dhe më i përgjegjshëm ndaj tyre.
Gresa Avdiu rikandidon nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 12 në fletëvotim.