Rezultatet në Prishtinë: Rama fitoi në fshatra, Çeku kryeson në qytet

news image

Rezultatet interesante po dalin në Prishtinë.

Sipas të dhënave të deritashme, në zonat rurale ka fituar bindshëm Përparim Rama, kurse Hajrulla Çeku kryesisht në qendrat e votimit që janë në zona urbane në qytet.

Në fshatrat e Gollakut e fshatra të tjera, ka vendvotime që Rama ka fituar deri në 50% të votave, kurse në qytet prin Çeku.

Janë disa zona në qytet ku ka fituar edhe Uran Ismaili.

Fjala është për Dardaninë, Kalabrinë si dhe në lagjen Muharrem Fejza në shkollën Pavarësia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/