Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë, që u mbajt më 27 qershor.
“Pas gjenerimit të të dhënave, MAShTI njofton se, arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9.1%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8”, thuhet në njoftimin e MASHT-it transmeton Klankosova.tv.
Në njoftimin thuhet se afati i ankesave është tri ditë, nga data 8 deri më 10 korrik.
The post Rezultatet e testit të arritshmërisë: Nxënësit dështojnë në kimi e matematikë appeared first on Klan Kosova.