Kancelari gjerman, Olaf Scholz, lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD), ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, duke e cilësuar atë si një “humbje”.
Siç njoftohet, sondazhet e daljes treguan që SPD-ja është renditur e treta, me 16-16.5% të votave, transmeton klankosova.tv.
Në një fjalim drejtuar mbështetësve në Berlin, Scholz tha se ky është një moment “në të cilin duhet të pranojmë se i humbëm zgjedhjet”.
Ai kujtoi se në zgjedhjet e kaluara, partia kishte një rezultat “më të mirë”, për të cilin ai ndjehej “i përgjegjshëm”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq dhe unë jam përgjegjës edhe për këtë”.
Scholz përgëzoi gjithashtu Friedrich Merz, liderin e Partisë Demokristiane konservatore, për fitoren e tij.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>