Sipas dekretit të presidentes, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet, mirëpo Emilija Rexhepi ka thënë për Klanin se ajo vazhdon të jetë nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se mbetet në këtë pozitë deri në formimin e një legjislature tjetër.
“Po unë jam nënkryetare e Kuvendit të Kosovës derisa nuk do të formohet një legjislaturë tjetër”, ka thënë ajo në Info Magazine të Klan Kosovës.


