Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka folur në emisionin “Ora 7” për rëndësinë e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në dhe sfidat që kërcënojnë këtë miqësi.
Rexhepi theksoi se pavarësisht dashurisë dhe respektit të përgjithshëm për ShBA-në, ka faktorë që mund të ndikojnë negativisht, veçanërisht te të rinjtë.
Sipas tij, rrjetet sociale, ndikimet e jashtme dhe elementë të caktuar të shoqërisë po përpiqen ta zbehin këtë marrëdhënie të veçantë, transmeton Klankosova.tv.
“Ka një tendencë që të krijohet një qasje më e zbehtë ndaj ShBA-së, veçanërisht nga të rinjtë. Kjo i konvenon vetëm armikut tonë tradicional. Ne duhet të kujtojmë se kjo miqësi është ndërtuar me shumë punë, përkushtim dhe madje edhe me gjak”, tha Rexhepi./Klankosova.tv.
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:
The post Rexhepi: Miqësia me ShBA-në është krijuar me shumë sakrificë, nuk duhet të zbehet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.