Rexhbeçaj me deklaratë të fortë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Rexhbeçaj me deklaratë të fortë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Kosova ka marrë një fitore të madhe ndaj Suedisë duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0.

Dardanët fituan falë një paraqitje fantastike, ku golat u shënuar nga Elvis Rexhbecaj dhe Vedat Muriqi, që të dy në pjesën e parë.


Pas disfatës së thellë 4-0 nga Zvicra, futbollistët dardanë ishin në qendër të kritikave për paraqitjen e tyre aspak të mirë në St Jakob Park.

Por pas fitores ndaj Suedisë, Fidan Aliti ishte ai i pari që goditi opinionin publik për kritikat e mëdha, duke thënë se në televizione nuk bëhet analizë profesionale, por bëjnë humor më shumë.

Tani ka ardhur edhe reagimi nga Rexhbecaj në rrjetet sociale, teksa ka thënë se krenaria e futbollistëve të Kosovës është më e fortë se urrejtja e gojëligëve.

Ndër të tjera mesfushori i Augsburgit ka thënë se Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore dhe fitojnë e humbin bashkë si një ekip.

“Mbrëmë triumfuam. Fitoret si ajo e mbrëmshme janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend”.

“‘Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore. Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip”, ka shkruar Rexhbecaj. /Telegrafi/