Rexhaj: Ndarja e 100 eurove për studentë, metodë e diktatorëve (VIDEO)

Rexhaj: Ndarja e 100 eurove për studentë, metodë e diktatorëve (VIDEO)

Analisti politik Sali Rexhaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me ndarjen e nga 100 eurove për studentë po mundohet të blejë vota para zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka theksuar se kjo ndodh vetëm në shtetet jodemokratike.

“Nuk ka qeveri në botë, në një shtet demokratik, që shpërndan kështu ndihma. Kjo është metodë e diktatorëve, të cilët, kur kanë frikë nga humbja e pushtetit, ndajnë ndihma. Kjo është drejtpërdrejt blerje e votës,” ka thënë Rexhaj.

“Mirëpo nuk do të funksionojë. 100 euro nuk është ndonjë shumë e madhe, ato harxhohen për 10 apo 15 ditë dhe harrohen menjëherë,” ka shtuar ai. /Klankosova.tv

The post Rexhaj: Ndarja e 100 eurove për studentë, metodë e diktatorëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.