Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, ka reaguar publikisht në mbështetje të deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti.
Reagimi i saj erdhi pas vendimit të Selimit që të mos e mbështesë Donika Gërvallën për postin e kryeparlamentares dje gjatë seancës konstituive të Kuvendit, njofton Klankosova.tv.
Në një koment të lënë në Facebook, Veliu-Maqedonci i ka shprehur respekt Selimit duke shkruar: “Respekt Shqipe”, të shoqëruar me emoji duartrokitjesh.
Vetë Selimi-Mehmeti e kishte arsyetuar mosvotimin duke thënë se ky qëndrim lidhet me deklaratat e Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.
Komenti i shkruar nga Veliu-Maqedonci:
The post “Respekt”: Mosvotimi i Gërvallës, gruaja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit appeared first on Klan Kosova.