“Respekt” – Gruaja e Maqedoncit përkrah Shqipe Selimin pas mosvotimit të Gërvallës si kryeparlamentare

“Respekt” – Gruaja e Maqedoncit përkrah Shqipe Selimin pas mosvotimit të Gërvallës si kryeparlamentare

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, ka reaguar publikisht në mbështetje të deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti.

Reagimi i saj erdhi pas vendimit të Selimi-Mehmetit që të mos e mbështesë Donika Gërvallën për postin e kryeparlamentares gjatë seancës konstituive të Kuvendit, njofton Klankosova.tv.

Në një koment të lënë në Facebook, Veliu-Maqedonci i ka shprehur respekt Selimit duke shkruar: “Respekt Shqipe”, të shoqëruar me emoji duartrokitjesh.

Vetë Selimi-Mehmeti e kishte arsyetuar mosvotimin duke thënë se ky qëndrim lidhet me deklaratat e Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit.

 

 

The post “Respekt” – Gruaja e Maqedoncit përkrah Shqipe Selimin pas mosvotimit të Gërvallës si kryeparlamentare appeared first on Klan Kosova.